Mustafa Ünal Uysal
23 Tetor 2015•Përditësim: 23 Tetor 2015
MERSIN (AA) - Në një operacion të ndërmarrë kundër DAESH-it në qytetin Mersin të Turqisë janë arrestuar 15 të dyshuar për lidhje me terroristët, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekipet e anti-terrorizmit të Drejtorisë së Policisë së qytetit në rajonet Anamur, Tarsus dhe në qendër kanë ndërmarrë një operacion ku kanë arrestuar disa të dyshuar për lidhje me terroristët në rajonet e konfliktit, për propagandë ndaj organizatës duke kryer takime si dhe dërgimin e materialeve ndaj organizatës.
Theksohet se në qendër të Mersinit janë arrestuar 13 persona, ndërsa në rajonet Tarsus dhe Anamur nga një person.
Në kontrollet e ushtruara në vendbanimet e të dyshuarve janë sekuestruar 2 pistoleta, një karikatore, 7 fishekë, 2 pushkë gjahu, 27 fishekë, një letërnjoftim policie, 2 libra të cilësisë si vepër historike dhe dokumente me përmbajtje të organizatës.
Pretendohet se të dyshuarit përpiqeshin për të dërguar luftëtarë për organizatën terroriste DAESH dhe të siguronin mbështetje logjistike. Gjithashtu bëhet e ditur se kishin kontakte me terroristët në rajonet e konfliktit si dhe në takime jepnin trajnime ndaj anëtarëve të organizatës për të mos u kapur nga policia.