Muhammet Nazım Taşcı
19 Mars 2020•Përditësim: 23 Mars 2020
Aktivitete gazetareske në rajonin Xhamu Kashmir, të cilës India më 5 gusht ia hoqi statusin e veçantë dhe e ndau në dy pjesë, si dhe zbatoi kufizime të ndryshme, janë nën presion, bëri të ditur Instituti Ndërkombëtar i Medias (IPI), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e bërë nga IPI, thuhet se mediat në Xhamu Kashmir janë duke u përballur me kufizime serioze dhe provokime, dhe janë duke u shqetësuar nga kjo gjendje.
Nga IPI tërheqin vëmendjen se liria e medias është nën kërcënimin serioz të forcave të sigurisë, duke shtuar se që nga 5 gushti gazetarët thirren në stacionet policore, ku merren në pyetje në lidhje me punimet që bëjnë. Deri më tani kanë ndodhur 10 raste të tilla.
Më tej në njoftim theksohet se zbatimi i tillë nga policia, tashmë e cila është përhapur, bëhet që t'i mësojnë burimet e gazetarëve.
- Ndalesë për të dalë jashtë vendit
Nga ana tjetër, sipas IPI, disa gazetarë janë ndaluar që të dalin jashtë vendin, me të cilën synohet që t'i ndalojnë gazetarët të dalin jashtë rajonit dhe të raportojnë në lidhje me gjendjen në Xhamu Kashmir.
Gjithashtu në njoftim potencohet se kufizimet në internet ndikojnë në mënyrë serioze në punën e gazetarëve.
Një gazetar, i cili dëshiroi të mbetet anonim, në deklaratën për IPI, tregoi se qeveria "për arsye se nuk do të mund t'i kontrollojë lajmet në rrjetet sociale" nuk dëshiron që populli t'i përdorë platformat e tilla.
Gazetarët të cilët janë takuar me zyrtarë të IPI, treguan se personat e kapur me VPN (Rrjet Virtual Privat), që përdoret për të anashkaluar kufizimet e internetit, janë përballë rreziqeve të dhunës policore dhe thyerjes së telefonëve të tyre.
- "Nuk është lehtë të punosh si gazetar në Xhamu Kashmir"
Gazetarët, vlerësuan gjendjen në Xhamu Kashmir për IPI.
Gazetari i gazetës kombëtare The Hindu, për Xhamu Kashmir, Peerzada Ashiq, për IPI-n tha se: "Këto ditë nuk është lehtë të punosh si gazetar në Xhamu Kashmir. Kufizimet, thirrja nga policia dhe mosqasja në një internet të shpejtë gjymtoi punët e të gjithë gazetarëve".
Ndërsa Azan Javid, për uebfaqen e lajmeve "ThePrint", tregoi se që nga 5 gushti është rritur presioni ndaj gazetarëve.
Aktivisti i të drejtave të njeriut, Hurrem Paraz, gjendjen në rajon e cilësoi si "shumë problematike".
- Heqja e statusit të veçantë të Xhamu Kashmirit
India më 5 gusht të vitit të kaluar duke anuluar nenin 370 kushtetues që i njeh Kashmirit statusin e veçantë për më shumë se gjysmë shekulli, eliminoi strukturën me status të veçantë të rajonit dhe e ndau Xhamu dhe Kashmirin në territorin e dy njësive.
Pas vendimit, forcat indiane të sigurisë në Xhamu Kashmir intensifikuan operacionet e rendit dhe presionet mbi popullatën, ndërprenë linjat e komunikimit si dhe arrestuan drejtuesit dhe anëtarët e të gjitha partive lokale në rajon.
Që nga viti 1947 kur India fitoi pavarësinë nga Britania e Madhe, Xhamu Kashmiri ishte në një pozitë të privilegjuar të miratonte ligjet e veta. Ky status i veçantë përfshinte edhe ligjin e shtetësisë, i cili nuk lejonte që të huajt të vendoseshin dhe të përfitonin pronë në rajon.