Zehra Ulucak
21 Janar 2017•Përditësim: 22 Janar 2017
ISLAMABAD (AA) - Pakistani i ka dorëzuar Indisë një ushtarë të kapur në rajonin e Kashmir në muajin shtator të vitit të shkuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Njoftimi është bërë i ditur përmes një deklarate me shkrim nga Ministria e Punëve të Jashtme të Pakistanit. Në këtë deklaratë thuhet se ushtari indian me emrin Chandu Babulal Chohan ka kaluar kufirin në mënyrë klandestine për shkak të sjelljes së keqe nga ushtria indiane.
Në deklaratë thuhet se autoritetet pakistaneze kanë bindur ushtarin indian që të kthehet në vendin e tij dhe ia kanë dorëzuar atë autoriteteve indiane në pikën kufitare Wahga.
Që nga marrja e pavarësisë nga Britania e Madhe në vitit 1947, mes Indisë dhe Pakistanit si pasojë e mosmarrëveshjeve dhe përleshjeve në Kashmir, të paktën 70 mijë njerëz kanë humbur jetën.
Në Kashmir vitin e kaluar 87 ushtarë indianë dhe 165 kryengritës humbën jetën. Gjatë protestave të mijëra përkrahësve për pavarësi kanë humbur jetën mbi 100 forca të sigurisë.
Grupet kryengritëse në Kashmir që prej 1989-ës kërkojnë pavarësinë e këtij rajoni, ose bashkimin e tij me Pakistanin.