Aydoğan Kalabalık
08 maj 2020•Përditësim: 08 maj 2020
Milicët e Khalifa Haftarit që ndodhen në bazën ajrore AL-Watiya në jugperëndim të kryeqytetit Tripoli të Libisë, kanë filluar të dorëzohen tek ushtria e Libisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Qendra për shtyp e operacionit "Burkan Al-Ghadab", të qeverisë libiane, thuhet se "Gjashtë milicë të Khalifa Haftarit në bazën ajrore AL-Watiya janë dorëzuar tek njësitë e ushtrisë së Libisë nën komandën e gjeneral-major Osama al-Juwaili të cilët ndodhen në rajon".
Ushtria libiane ka rrethuar plotësisht rajonin në kuadër të operacionit që filloi të martën e kaluar.
Gjithashtu ushtria libiane mori kontrollin në disa rajone të bazës pas operacionit "Stuhia e Paqes" që filloi më 25 mars.