Ata Ufuk Şeker
17 Qershor 2016•Përditësim: 18 Qershor 2016
BRUKSEL (AA) - Bashkimi Evropian (BE) ka vendosur të zgjasë edhe për një vit sanksionet kundër Rusisë, për shkak të aneksimit të Krimesë dhe Sivastopolit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë më shkrim nga Këshilli i BE-së, thuhet se masat kufizuese do të vazhdojnë deri në 23 qershor 2017.
Sipas këtij vendimi kufizohen veprimet e shtetasve dhe bizneseve të BE-së në Krime dhe Sivastopoli.