Cüneyt Karadağ
20 Korrik 2017•Përditësim: 20 Korrik 2017
BERLIN (AA) – Në Berlin të Gjermanisë është arrestuar një pjesëtar i organizatës terroriste PKK për të cilin ishte lëshuar urdhër arresti më 20 prill, raporton Anadolu Agency (AA).
Prokuroria në Celle, në Saksoninë e poshtme ka njoftuar se Departamenti i policisë federale kriminalistike në Berlin, dy ditë më parë ka arrestuar terroristin 56-vjeçar i cili ishte në kërkim nga 20 prilli.
Në njoftim theksohet se bëhet fjalë për pjesëtarin e PKK-së dhe prej viti 2014 deri në vitin 2015 ishte përgjegjës për rajonin Celle.
Terroristi dyshohet se është përgjegjës për financim dhe propagandë të PKK-së në këtë rajon.