Mesut Zeyrek
09 korrik 2019•Përditësim: 10 korrik 2019
Selia e Unionit Turko-Islam për Çështjet Fetare (DITIB) në Këln është evakuar për shkak të një alarmi për bombë, raporton Anadolu Agency (AA).
Gazetari i AA-së mëson se organizata ekstreme e djathtë Volsfront përmes postës elektronike i dërgoi DITIB-it alarm për bombë, e cila më pas i është përcjellë organeve policore.
Policia ka evakuar selinë e kësaj organizate në kuadër të së cilës gjendet edhe Xhamia qendrore në Këln, ndërsa janë ndërmarrë edhe masa të larta të sigurisë.
Seksionet rrugore në Ehrenfelde, në të cilën gjendet DITIB, janë të mbyllura për trafik, dhe linjat hekurudhore dhe tramvajeve janë pezulluar.