Ekip
30 Janar 2017•Përditësim: 31 Janar 2017
BERLIN (AA) - Federata e konsumatorëve të Gjermanisë ka ngritur padi kundër udhëheqjes së WhatsApp-it për mbledhjen dhe ndarjen e të dhënave të përdoruesve të këtij aplikacioni, transmeton Anadolu Agency (AA).
Federata e organizatave gjermane të konsumatorëve (vzbv) sot ka konfirmuar se padia është dorëzuar në Gjykatën shtetërore në Berlin.
Në të theksohet se WhatsApp "ka mbledhur dhe ruajtur ilegalisht të dhënat e përdoruesve dhe të njëjtat i ka shpërndarë në Facebook".