Ekip
06 Tetor 2016•Përditësim: 06 Tetor 2016
BERLIN (AA) – Një gjykatë e Gjermanisë ka dënuar sot katër shtetas të Gjermanisë dhe Libanit me akuzën se kanë ndihmuar një organizatë terroriste në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bëhet fjalë për katër burra të cilët kanë ndihmuar financiarisht me dhjetëra mijëra euro grupin Ahrar al-Sham, i afërt me Frontin Al-Nusra që është degë e Al-Kaedës në Siri.
Gjykata shtetërore në Shtutgart shtetasit të Libanit, Kassema El-R. (33) i ka shqiptuar dënimin me heqje lirie në kohëzgjatje prej tre vjet e gjysëm.