Erbil Başay
15 Mars 2017•Përditësim: 16 Mars 2017
BERLIN (AA) - Në qendrën e kompanisë gjermane të prodhimit të automjeteve "Audi", në Ingolstadt dhe në objektet e saj në Neckersulm janë kryer kontrolle, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i kompanisë "Audi", Toni Melfi, në deklaratën e tij tha se kontrollet e kryera në Ingolstadt dhe Neckersulm me kërkesë të Prokurorisë së Mynihut dhe Shtutgartit janë në lidhje me "çështjen e dizelit".