Erbil Başay
13 Shtator 2016•Përditësim: 13 Shtator 2016
BERLIN (AA) - Gjatë një operacioni të policisë gjermane janë ndaluar 3 sirianë me akuzën për anëtarësim në organizatën terroriste DAESH, rarpoton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të Kryeprokurorisë Federale thuhet se 17 vjeçari Mahir Al-H, 26 vjeçari Mohamed A. dhe 18 vjeçari Ibrahim M., ndaj të cilëve kishte urdhër arrest, janë ndaluar ditën e sotme nga ekipet e sigurisë në rajonin Schleswig-Holstein.
Ndër të tjera në deklaratë thuhet se të dyshuarit e ngarkuar me detyrë nga DAESH akuzohen se kanë hyrë në Gjramani në muajin nëntor 2015 për "të zbatuar një urdhër të marrë ose të jenë të gatshëm për urdhëra të tjerë".
Në deklaratën ku vihet në dukje se Mahir AL-H në muajin shtator 2015 i është bashkuar DAESH-it dhe se për një kohë të shkurtër ka marrë trajnim për bomba dhe armë, theksohet më tej se së bashku me Mohamed A. dhe Ibrahim M. përballë drejtuesit të organizatës përgjegjëse për operacionet dhe sulmet jashtë rajonit të DAESH-it kanë marrë përsipër të shkojnë në Evropë.