Ayhan Şimşek
11 mars 2020•Përditësim: 11 mars 2020
Numri i rasteve të konfirmuara nga koronavirusi në Gjermani është rritur në 1.296, njoftoi sot agjencia e vendit për kontrollin e sëmundjeve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Instituti Robert Koch (RKI) nuk raportoi ndonjë viktimë të re, duke e lënë numrin e vdekjeve të pandryshuar në dy.
Dy shtetet federale më të populluara të Gjermanisë, Bavaria dhe Rhine-Westphalia Veriore, kanë vendosur të anulojnë aktivitetet masive me më shumë se 1.000 pjesëmarrës për të ndaluar përhapjen e virusit.
Ndërkohë, ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn kundërshtoi thirrjet për të mbyllur kufijtë e vendit, në mesin e rritjes së vdekjeve në Itali dhe rritjen e numrit të rasteve në vendet e tjera të Evropës.
"Virusi është në Gjermani. Ai do të vazhdojë të përhapet edhe nëse forconi kontrollet në kufij ose mbyllni të gjithë kufijtë", tha ai sot për radion DLF.
Koronavirusi, i njohur zyrtarisht edhe Covid-19, u zbulua për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës.