Elvir Hociç
03 Korrik 2017•Përditësim: 04 Korrik 2017
BERLIN (AA) - Policia gjermane ka njoftuar se në aksidentin rrugor ku erdh deri tek përplasja mes një autobusi dhe kamioni, që ndodhi mëngjesin e sotëm në qytetin gjerman të Bavarisë Muenchberg, kanë humbur jetën disa persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Policia përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se në aksidentin e trafikut disa udhëtarë në autobus kanë humbur jetën. Policia nuk ka njoftuar për numrin e saktë të të vdekurve, por në deklaratën e mëparshme ishte theksuar se janë plagosur 31 persona dhe 17 konsiderohen si të zhdukur.
Në autobus ndodheshin një grup prej 46 udhëtarësh nga shteti federal i Saksonisë.
Një numër i ekipeve dhe helikopterëve të emergjencës ndodhen në vendngjarje për të ndihmuar udhëtarët e aksidentuar të autobusit, i cili pas përplasjes u përfshi nga flakët.
Trafiku në autostradën A9 është pezulluar përkohësisht, kurse autoritetet kompetente janë duke kryer hetime në vendngjarje.