Furkan Naci Top
08 Maj 2016•Përditësim: 08 Maj 2016
ATHINË (AA) - Gjatë diskutimeve për projekt-ligjin mbi sigurinë dhe reformat tatimore dhe sociale nga Parlamenti i Greqisë, mijëra demonstrues para ndërtesës së qeverisë kanë protestuar kundër politikave për "shtrëngimin e rripit", raporton Anadolu Agency (AA).
Rreth 15 mijë demonstrues të cilët janë mbledhur me thirrjen e Frontit Militant Mbarëpunëtor (PAME), marshuan drejt Sheshit Sintagma, ku gjendet edhe ndërtesa e Parlamentit.
Gjatë demonstratave të cilët zgjatën rreth 3 orë, u hodhën sloganet "Jo për fragmentimin e sigurimeve shoqërore" dhe ''Askush mos të jetë viktimë i bankave". Demonstruesit u shpërndanë pa krijuar incidente.