Emel Öz Gözellik
08 Maj 2016•Përditësim: 08 Maj 2016
SEUL (AA) - Presidenti i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka pohuar se nuk do të përdorin armë bërthamorë nëse nuk është i kërcënuar sovraniteti i tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
Agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë së Veriut, KCNA, në lajmet e saj ka publikuar pjesë të fjalimit të liderit të vendit, Kim Jong-un, mbajtur në kongresin e 7-të të Partisë së Punës, në kryeqytetin Pyongyang. Kim, njoftoi se nuk do të përdorin armë bërthamorë deri sa nuk është i kërcënuar sovraniteti i vendit të tij.
Duke shprehur gatishmërinë e tyre për t'i "normalizuar" marrëdhëniet me vendet të cilët i kanë dhënë fund qëndrimeve armiqësore ndaj Koresë së Veriut, Kim shtoi se: "Koreja e Veriut do të bëjë çmos për të parandaluar përhapjen e armëve bërthamore dhe për ta bërë botën e lirë nga armët bërthamore."
Në lajmin e faqes së internetit "38 North" e cila publikon lajme në SHBA-të, të premten ishte pretenduar se Koreja e Veriut përgatitet për provë bërthamorë.
Presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-hye, në fund të muajit të kaluar kishte pohuar se ata besojnë që Koreja e Veriut në çdo moment mund të bëjë provë bërthamorë.
Këshilli i Sigurimit të OKB-së, kishte vendosur sanksione të rënda kundër Koresë së Veriut e cila më 6 janar kishte deklaruar se ka testuar bombën me hidrogjen.