Fatih Hafız Mehmet
15 Shkurt 2019•Përditësim: 16 Shkurt 2019
KOMOTINI (AA) - Gjatë tre muajve të kaluar në Greqi 56 persona kanë vdekur nga gripi i shkaktuar nga virusi H1N1, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qendra greke për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve bëri të ditur se numri i rasteve me grip është rritur ndjeshëm në ditët e fundit.
Nga atje theksuan se vetëm në një javë, 18 persona kanë vdekur në kujdesin intensiv.
Po ashtu, qytetarëve iu kërkua të vaksinohen.