Ayhan Mehmet
22 Mars 2021•Përditësim: 22 Mars 2021
Greqia hoqi kufizimet për fluturimet e drejtpërdrejta me Turqinë të cilat ishin vendosur me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Greqisë, thuhet se është vendosur të mos zgjaten kufizimet e fluturimeve me Turqinë të cilat kanë përfunduar këtë mëngjes në orën 06.00.
Sipas kësaj, shtetasit e Bashkimit Evropian dhe shtetasit turq që kanë leje qëndrimi në Greqi mund të udhëtojnë në mënyrë të ndërsjellë mes Turqisë dhe Greqisë.
Është e detyrueshme që udhëtarët që hyjnë në vend të paraqesin në aeroport testin PCR me rezultat negativ të marrë brenda 72 orëve dhe se udhëtarët që mbërrijnë do të qëndrojnë në karantinë për 7 ditë.
Gjithashtu në deklaratë bëhet e ditur se përveç disa përjashtimeve, ndalimi i hyrjes i shtetasve të vendeve të tjera në Greqi nga aeroporti është zgjatur deri më 5 prill 2021.
Greqia duke filluar që nga sot po liron disa kufizime për të rigjallëruar ekonominë e saj e cila është prekur negativisht nga kufizimet e vendosura për shkak të COVID-19.