Derya Gülnaz Özcan
13 Prill 2022•Përditësim: 15 Prill 2022
Greqia ka vendosur të lehtësojë masat e zbatuara në kuadër të luftimit së pandemisë së COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministri grek i Shëndetësisë, Thanos Plevris deklaroi se nga data 1 maj do të hiqet detyrimi për të paraqitur certifikatë vaksinimi të njohur si “COVID pass”, e cila aplikohet në ambiente të mbyllura, kafene dhe restorante.
Ai shtoi se nga data 1 maj do të hiqet detyrimi i studentëve për të kryer testin për COVID-19 një herë në javë. Plevris tha se do të ndërpriten të gjitha kufizimet e aplikuara në kuadër të masave në manifestimet fetare.
"Kufizimet në fuqi për normat e banimit do të anulohen nga data 31 maj. Kërkesa për maska në ambiente të mbyllura do të vazhdojë deri më 31 maj", tha Plevris.
Të gjitha masat do të rishqyrtohen nga 1 shtatori.