Zekeriya el-Kemali,Zeynep Hilal Karyağdı
06 Shtator 2016•Përditësim: 06 Shtator 2016
MASKAT (AA) – Delegacioni që përfaqëson Lëvizjen shiite Husi dhe partinë e liderit të përmbysur Ali Abdullah Salih, Kongresin e Përgjithshëm Popullor (GPC) në Jemen, është takuar në kryeqytetin e Omanit, Maskat me Përfaqësuesin e Posaçëm të OKB-së për Jemenin, Ismail Vild esh-Sheyh, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave nga burime të afërta me delegacionin që mori pjesë në takim, delegacioni që përfaqëson Lëvizjen Husi dhe partinë e Salih mbrëmë është takuar me Përfaqësuesin e Posaçëm të OKB-së për Jemenin, Ahmed dhe kanë biseduar në lidhje me negociatat për paqe.
Njoftohet se Ahmed ua ka përcjellur pjesëtarëve të delegacionit, Muhammed Abdusselam, Arif ez-Zuka, Hamza el-Husi dhe Halid ed-Dini, qëndrimet e tij në lidhje me udhërrëfyesin e shpallur nga Sekretari Amerikan i Shteti John Kerry që ka për qëllim gjetjen e zgjidhjes së krizës në Jemen.
Ndërkaq, delegacioni është shprehur se dëshiron heqjen e ndalesës për fluturim në Aeroportin Ndërkombëtar të Sanas që zbatohet që nga data 9 gusht me qëllim për vlerësimin e udhërrëfyesit me zyrtarët në Sana, si dhe të sigurohen kthimet në Sana para Kurban Bajramit.
Gjithashtu bëhet e ditur se Lëvizja Husi dhe partia e Salih kanë këmbëngulur në zbatimin e njëkohshëm të udhërrëfyesit të shpalosur nga Kerry, kurse Përfaqësuesi i Posaçëm i OKB-së Ahmed ka theksuar nevojën që kjo të realizohet në faza, ndërkohë që ende vazhdojnë mospajtimet e palëve sa i përket kësaj çështjeje.
Mësohet se delegacioni ende nuk ka dhënë miratim përfundimtar në lidhje me vazhdimin e bisedimeve dhe se ende nuk ka dalur asnjë rezultat nga takimet.
Nga ana tjetër, thuhet se Përfaqësuesi i Posaçëm i OKB-së Ahmed pritet të shkojë në kryeqytetin e Arabisë Saudite Rijad për të diskutuar me Presidentin e Jemenit, Abdurabbu Mansur Hadi dhe delegacionin qeveritar në lidhje me negociatat për paqe.