Ekip
19 Prill 2022•Përditësim: 20 Prill 2022
Greqia sekuestroi një cisternë nafte me flamur rus në ishullin Evia, në kuadër të sanksioneve të Bashkimit Evropian (BE) të vendosura ndaj Moskës për luftën e saj kundër Ukrainës, raportuan mediat lokale sot, transmeton Anadolu Agency (AA).
Anija, e quajtur Pegas, me 19 anëtarë të ekuipazhit në bord u ankorua pranë portit Karystos në pjesën jugore të ishullit për shkak të kushteve të këqija atmosferike, sipas mediave vendasve.
Cisterna po shkonte në rajonin e Peloponezit për të transferuar naftë në një anije tjetër. Raportohet se ngarkesa me naftë e cisternës nuk është konfiskuar.
Në fillim të këtij muaji, Greqia shpalli "persona non grata" 12 anëtarë nga misionet diplomatike dhe konsullore të Rusisë në vend.
Të paktën 2.072 civilë janë vrarë dhe 2.818 janë plagosur në Ukrainë deri më tani në luftën që filloi më 24 shkurt, sipas vlerësimeve të OKB-së, ndërsa shifra reale besohet të jetë shumë më e lartë.
Më shumë se 4,9 milionë ukrainas kanë ikur në vende të tjera dhe mbi 7 milionë të tjerë janë zhvendosur brenda vendit, sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët.