Hajer M'tırı
23 Mars 2018•Përditësim: 24 Mars 2018
PARIS (AA) – Një e katërta e fluturimeve të Air France janë anuluar sot për shkak të grevës së thirrur nga 11 sindikatat e pilotëve, ekuipazhit të kabinës dhe stafit të terrenit që kërkonjnë rritje të pagave, transmeton Anadolu Agency (AA).
Aviokompania njoftoi se vetëm 70 për qind e fluturimeve të saj të gjata dhe 80 për qind të fluturimeve mesatare të linjës ajrore do të nisin. Fluturimet e zakonshme gjithashtu pritet të përballen me vonesa të mëdha.
Gati 35 për qind e pilotëve, 31 për qind e ekuipazhit të kabinës dhe 29 për qind e punëtorëve të terrenit po marrin pjesë në grevën 24 orëshe në një përpjekje për të ushtruar presion mbi menaxhmentin për të rritur pagat e stafit për 6 për qind.
Menaxhmenti i Air France ka vënë në tryezë një draft marrëveshje që siguron një rritje të përgjithshme prej 1 për qind, të paguar në dy faza.