Ömer Aydın
23 Mars 2018•Përditësim: 24 Mars 2018
PARIS (AA) – Personi i armatosur i cili nga mëngjesi i sotëm mbante pengje në një supermarket në jug të Francës, është likuiduar gjatë aksionit policor për shpëtimin e pengjve, deklaroi Yves Lefebvre, zyrtar në Unionin e Policisë Franceze, transmeton Anadolu Agency (AA).
Paralelisht me këtë, Ministria e Brendshme e këtij vendi bën të ditur se gajtë krizës me pengjet janë vrarë dy persona, ndërsa tre të tjerë janë plagosur, njëri prej të cilëve më rëndë.
Më herët, kryeministri Edouard Philippe tha se informacionet të cilat i disponojnë flasin për një sulm të mundshëm terrorist.
- Fajtori për krizën me pengjet, një kriminel ordiner
Ministri francez i Punëve të Brendshme, Gerard Collomb përshkroi të dyshuarin për krizën e sotme me pengjet, si një kriminel ordiner, i moshës 26 vjeçare, për të cilin fillimisht u raportua se ka qenë i radikalizuar dhe nën mbikçyrje të policisë.
Colomb shtoi se policia shtiu dhe vrau Lakdimin, pasi ky i fundit kreu një sulm duke marrë edhe pengje në një supermarket në qytetin Trebes.
Hetuesia vlerëson se i dyshuari rrëmbeu një automjet duke vrarë pronarin e tij, gjatë ikjes nga qyteti Carcassonne, ku kishte shtënë mbi disa policë. Collomb thekson se para fshehjes në një supermarket, ku vrau edhe dy persona tjerë, ai kishte hapur zjarr mbi një grup policësh.
Sulmuesi fillimisht shtiu gjashtë herë në drejtim të policëve të cilët mëngjesin e së premtes po ktheheshin nga seanca e vrapimit në afërsi të qytetit Carcassonne, duke plagosur në krahëror njërin prej tyre.
Pas kësaj, sulmuesi u fut në supermarketin "Super U" në qytetin e afërt Trebes, ku hapi zjarr dhe vrau dy persona, dhe plagosi tre të tjerë, me ç'rast në vend të ngjarjes u dërguan njësitet e policisë speciale të cilat bllokuan të gjitha rrugët, duke këshilluar banorët të mos braktisin shtëpitë e tyre.
Prokuroia e Parisit bën të ditur nisjen e një hetimi, por nuk thekson më shumë detaje, ndërkohë që më herët, kanali televiziv publik France Info, duke cituar prokurorinë, ka shkruar se personi i armatosur në supermarket ka kryer sulmin në emër të organizatës terroriste DEASH.
Franca ndodhet në një gjendje të gatishmërisë, nga shkaku i sulmeve ekstremiste në vitet 2015 dhe 2016, në të cilat u vranë mbi 200 persona.