Hülya A. Gündüzalp
16 Janar 2016•Përditësim: 17 Janar 2016
TAIPEI (AA) – Në zgjedhjet presidenciale të mbajtura në Taivan, fitoi Tsai Ing-Wen (59), kandidate e Partisë së Progresit Demokratik (DPP), duke u bërë njëherësh presidentja e parë grua e vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas rezultateve jozyrtare të zgjedhjeve, Tsai ka fituar rreth 60 përqind të votave, që është pothuajse dy herë më shumë se numri i votave të fituara nga kandidatit të partisë në pushtet Koumintang, Erik Chu.
Partia Koumintang, e cila në periudhën e fundit në Taivan ishte kritikuar për marrëdhëniet e ngushta me Kinën, pranoi humbjen dhe uroi fituesen Tsai.
"Më vjen keq të iu kam zhgënjyer. Nuk ishim mjaft të suksesshëm në këto zgjedhje, sepse nuk kemi punuar sa duhet", tha Chu, pas publikimit të rezultateve paraprake të zgjedhjeve.