Mahmut Geldi
07 Shkurt 2017•Përditësim: 08 Shkurt 2017
GAZA (AA) - Grupe palestineze kanë dënuar miratimin e projektligjit nga ana e parlamentit izraelit (Knesset) i cili legjitimon vendbanimet ilegale hebrenje në Bregun Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Lëvizja Fatah në Gaza, thuhet se "Të gjitha ligjet raciste të Izraelit parashohin që edhe më tej të okupohen territoret palestineze në mënyrë që të vihen në shërbim të kolonëve hebrenj".
Në deklaratë u bëhet thirje "shteteve arabe dhe islame që të pozicionohen pranë popullit palestinez në luftën kundër Izraelit".
Nga ana tjetër, Lëvizja Xhihadi Islam përmes një deklarate ligjin në fjalë e ka cilësuar si "ilegal dhe racist".
"Zgjidhja për luftën kundër politikave të vendbanimeve hebrenje është rezistenca. Zgjidhjet politike që ofrojnë mundësi që Izraeli të strehohet në territoret palestineze janë zgjidhje pa rezultate", thuhet në deklaratën e Lëvizjes Xhihadi Islam.