Emre Aytekin
07 Shkurt 2017•Përditësim: 08 Shkurt 2017
ANKARA (AA) - Agjencia Japoneze për Hulumtimin e Hapësirës (JAXA), ka deklaruar se projekti për pastrimin e hapësirës nga mbetjet ka rezultuar i pasuksesshëm gjatë testimit në hapësirë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një lajmi të agjencisë Kyodo, thuhet se misioni i anijës kozmike "Kounotori6", e dërguar në hapësirë për të mbledhur mbetjet satelitore, ka rezultuar pa sukses gjatë testimit, por ka mundur të dërgojë pajisje të nevojshme në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (UUI).
Pajisja e cila ishte dizajnuar për të tërhequr mbetjet satelitore në hapësirë duke i tërhequr ata për ti sjellë në tokë, nuk arriti të nxirret nga anija kozmike. Pajisja ishte rreth 700 metra e gjatë, ndërkohë teknikët nuk arritën të zgjedhin problemin.
Nga ana tjetër "Kounotori6" ditën e djeshme pas kontaktit me atmosferën u zhduk duke u djegur.
JAXA edhe javën e shkuar nuk arriti të vendosë me sukses në orbitë raketën SS-520-4.
Sipas NASA-s në orbitë ka mbi 500 mijë metale, pjesë të shkëputura nga satelitët dhe që janë të madhësive të ndryshme mbi 1 centimetër. Këto mbetje janë një kërcënim për 780 satelitë dhe stacione hapësinore të cilat ndodhen në orbitë.