Umur Koçak Semiz
05 Tetor 2015•Përditësim: 06 Tetor 2015
SANTA CATARINA PINULA (AA) – Ekipet e shpëtimit në Guatemalë nën masivet e dheut tërhoqën edhe 44 trupa të pajetë, duke e çuar numrin e të vdekurve nga rrëshqitja e fundjavës së kaluar të dheut në 131. Ndërkohë më shumë se 300 persona ende konsiderohen si të zhdukur, raporton Anadolu Agency (AA).
Kreu i Agjencisë Kombëtare për Menaxhimin e Emergjencave, Alejandro Maldonado tha se nga fundjava e kaluar nuk është shpëtuar as një viktimë nga rrëshqitja e dheut dhe gjithnjë e më pak ka shpresa për gjetjen e më shumë se 300 të të zhdukurve.
Stuhia dhe reshjet në natën e të enjtes shkaktuan rrëshqitje të dheut në qytetin lindor të Guatemala Cambray kur dheu mbuloi 125 shtëpi. Më shumë se 1,700 pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit me mjete të ndryshme janë duke u përpjekur për të arritur deri tek të aksidentuarit, kurse të premten u shpëtuan gjithsej 26 persona.
Ismail Estrada Cambray është njëri nga banorët vendas, të cilit në këtë tragjedi i kanë vdekur dy djem dhe dy nipërit e tij, kurse 19 anëtarë të familjes së tij janë zhdukur. "Për katër ditë janë nën dhe. Nuk kam më shpresë se ndonjë prej tyre do të mbijetojë. Do të doja që të paktën të marrë trupat dhe ti varrosi me dinjitet", tha Estrada.
Shumë zyrtarë të botës kanë shprehur keqardhje popullit meksikan dhe kanë shprehur gatishmëri për të ndihmuar, në mesin e tyre edhe kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku, presidenti meksikan, Enrique Pena Nieto dhe kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy.