Gamze Türkoğlu Oğuz
17 Gusht 2016•Përditësim: 18 Gusht 2016
GUATEMALA CITY (AA) - Njoftohet se vullkani Santiaguito në Guatemalë, shtet në Amerikën Qendrore, është aktivizuar dhe ka filluar të shpërndajë re të zezë hiri, raporton Anadolu Agency (AA).
Instituti Kombëtar i Sizmologjisë dhe Vullkanologjisë, deklaroi se vullkani 2.550 metra i lartë që gjendet në rajonin Quetzaltenango në perëndim të vendit është duke shpërndarë re të zezë hiri.
Hiri i cili ka arritur lartësi prej 5 kilometrash, theksohet se është duke u përhapur drejt kufirit me Meksikën në largësi prej 65 kilometra.
Theksohet se Santiaguito është një ndër vullkanet më aktive në rajon.