Ekip
08 Mars 2021•Përditësim: 08 Mars 2021
Ministria e Shëndetësisë e Guinesë Ekuatoriale ka bërë të ditur se të paktën 17 persona janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur në disa shpërthime në qytetin Bata, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Numri i të plagosurve nga shpërthimet në Bata arrin në më shumë se 400 persona. Profesionistët tanë shëndetësorë vazhdojnë të ofrojnë kujdes në vendin e tragjedisë dhe në qendrat shëndetësore", bëjnë të ditur nga ministria përmes një postimi në rrjetet sociale.
Gjithashtu, nga ministria bëjnë të ditur se të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Batas, Spitalin "La Paz" dhe Spitalin "Nuevo Inseso", duke shtuar se deri më tani në spitale janë regjistruar 17 viktima.
Shpërthimi ndodhi pranë kazermave ushtarake në lagjen Mondong Nkuantoma të Bata.