Fatma Bülbül
07 Dhjetor 2016•Përditësim: 07 Dhjetor 2016
HALEP (AA) - Të paktën 53 civilë u vranë të martën, kur forcat e regjimit bombarduan pjesët veriperëndimore në Halep të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtari i Mbrojtjes civile Necip Ensari për AA konfirmoi se nga sulmet janë plagosur 200 civilë.
Gjithsej 828 civilë u vranë në këtë rajon në sulmet e forcave të regjimit që nga mesi i nëntorit të këtij viti.
Për shkak të bombardimeve të fuqishme, spitalet dhe objektet tjera mjekësore janë detyruar të ndërpresin punën.
Sulmet e reja nga ajri vijnë si përpjekje e forcave të presidentit Bashar Al-Assad të mbështetura nag Rusia për t'i kthyer pjesët lindore të Halepit, katër vjet pasi janë marrë nga forcat opozitare.
Lufta në Siri vazhdon nga vitit 2011.