Yaser Albanna,Hacer Başer,Mahmut Geldi
10 Korrik 2018•Përditësim: 10 Korrik 2018
GAZA (AA) – Lëvizja palestineze Hamas njoftoi se ka pranuar ftesën e Egjiptit për të vizituar Kajron me qëllim që të zhvillohen takime mbi çështjet më të rëndësishme për të dyja palët, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Hamas-it theksohet se gjatë vizitës në Kajro do të bisedohet për ndodhitë në Egjipt, Palestinë dhe botën arabe si dhe për marrëdhëniet bilaterale.
Bëhet e ditur se në takimin e Byrosë politke të Hamasit, të mbajtur sot, është shprehur kënaqësi për përpjekjet që merren për t’i dhënë fund rrethimit izraelit të Gazës.
Në njoftimin theksohet se pala palestineze edhe më tej hedh poshtë “Marrëveshjen e shekullit” që e kanë përgatitur SHBA-të me qëllim që sërish të inicohen negociatat paqësore mes Izraelit dhe Palestinës.
“Çdo gjë tregon për faktin se Marrëveshja e shekullit kufizon të drejtat kombëtare të palestinezëve”, theksohet në njoftimin e lëvizjes palestineze.
Ata apeluan heqjen e sanksioneve të vendosura në Rripin e Gazës pasi palestinezët kundërshtuan hapur "Marrëveshjen e shekullit".
Gazeta "Haaretz" më herët theksoi se administrata e Trumpit do t'u kërkonte Shteteve të Gjirit të investonin një miliardë dollarë në ekonominë e Rripit të Gazës në mënyrë që të zbatonte "Marrëveshjen e Shekullit".