Ekip
04 shtator 2020•Përditësim: 04 shtator 2020
Grupi palestinez Hamas sot kritikoi Bahreinin për lejimin e hapësirës ajrore për fluturimet midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Ndihma e disa vendeve për në EBA për zbatimin e marrëveshjes së saj të normalizimit me Tel Avivin mbështet okupimin (izraelit) për të zbatuar politikën e saj ekspansioniste në rajon në kurriz të të drejtave arabe", tha zëdhënësi i Hamasit, Hazem Qasim.
Qasim kërkoi që vendet të parandalojnë EBA-të nga zbatimi i marrëveshjes së normalizimit me Izraelin pasi një politikë e tillë "inkurajon okupimin (izraelit) për të kryer më shumë krime" kundër popullit palestinez.
Të enjten, Bahreini lejoi hapësirën e saj ajrore për të gjitha fluturimet midis Abu Dhabit dhe Tel Avivit, sipas një zyrtari të Bahreinit në Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit.
Deklarata vjen një ditë pasi Arabia Saudite lejoi fluturimet e EBA-së të kalonin mbi hapësirën e saj ajrore për në Izrael.
Të hënën, fluturimi i parë komercial izraelit ateroi në Abu Dhabi si një hap praktik në zbatimin e marrëveshjes së normalizimit me Izraelin, duke kaluar mbi hapësirën ajrore saudite.