Nour Mahd Ali Abu Aisha,Zeynep Hilal Karyağdı
30 Prill 2016•Përditësim: 01 Maj 2016
GAZA (AA) - Në Gaza, vend ky i cili është nën bllokadën e Izraelit, për herë të parë është hapur "ekspozita" ku morën pjesë qentë e racave të ndryshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ekspozitën e hapur në bregdetin e Gaza-s, për herë të parë të pasionuarit pas qenve u takuan me racat e qenve të paparë në rajonin nën bllokadë.
Koordinatori i ekspozitës, Muhammed Sekik, në një deklaratë për gazetarin e AA-së, tha se një ekspozitë të tillë për herë të parë është duke u organizuar në Gaza dhe se në kuadër të ekspozitës për herë të parë janë sjellë qentë nga racat e ndryshme.
Sekik shtoi se për ekspozitën në të cilën janë dhënë edhe informacione në lidhje me kujdesin ndaj qenve dhe trajnimin e tyre nga ana e qytetarëve është treguar interes i madh.
Nga ana tjetër trajneri i qenve, Hüseyin el-Ahras, ka vënë në dukje se të rinjtë, nisur edhe nga bllokada e Izraelit iu janë përkushtuar përkujdesjes dhe trajnimit të qenve.