Ata Ufuk Şeker
01 Maj 2016•Përditësim: 02 Maj 2016
BRUKSEL (AA) - Është rihapur plotësisht aeroporti i Burkselit, ku një pjesë e tij qëndroi për një kohë të gjatë i mbyllur për shkak të sulmeve terroriste, raporton Anadolu Agency (AA).
Pjesa e terminalit të aeroportit Zaventem e cila ishte objekt sulmesh terroriste më 22 mars dhe që ishte e mbyllur që nga ajo ditë, është hapur sot.
Sulmet terroriste kishin nxjerrë në pah dobësitë e sigurisë në terminalin e aeroportit të Brukselit.
Nga ana tjetër, të gjitha mjetet që hyjnë në këtë aeroport kontrollohen në bazë të masave të rritura të sigurisë. Krahas kësaj të gjithë udhëtarët që përdorin këtë aeroport kontrollohen në hyrje të terminalit duke kaluar nga pajisjet e kontrollit, x raj. Në aeroport merren vetëm persona që kanë një biletë udhëtimi.