Zehra Ulucak
05 Qershor 2018•Përditësim: 05 Qershor 2018
HONOLULU (AA) - Mbi 100 shtëpi janë shkatërruar si pasojë e aktiviteteve të vullkanit Kilauea në shtetin e Hawaiit, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e pushtetit lokal Janet Snyder tha se llava e nxjerrë nga vullkani ka shndërruar në hi 117 shtëpi që kur u aktivizua një muaj më parë.
Të premten autoritetet kumtuan në 87 numrin e shtëpive të shkatërruara.
Snyder nuk njoftoi në lidhje me atë se sa shtëpi gjenden nën rrezik.
Mijëra persona janë evakuuar nga rajoni Puna pas aktivizimit të vullkanit.
Ekspertët bënë të ditur se llava e nxjerrë nga vullkani Kilauea është shpërndarë në një sipërfaqe prej gjithsej 20 kilometrash katrorë.
Autoritetet kanë paralajmëruar banorët t'i braktisin shtëpitë e tyre për shkak të rritjes së shpërthimeve në vullkan dhe rrjedhjes së madhe të llavës javën e fundit. Policia ka njoftuar se do të pasojnë arrestime për ata që refuzojnë t'i braktisin shtëpitë.
Në rajon janë regjistruar edhe tërmete të përmasave të ndryshme.
Në vullkanin Kilauea, një nga vullkanët më aktivë në botë, shpërthime ndodhin që nga viti 1983.