Amina Zornic
17 Nëntor 2015•Përditësim: 18 Nëntor 2015
KARO (AA) - Vullkani Sinabung në ishullin e Sumatrës, në Indonezinë veriore, përsëri është "zgjuar" dhe intensivisht liron sasi të mëdha të tymit dhe hirit, shkruan Anadolu Agency (AA).
Nga shpërthimi, vullkani ka filluar të nxjerrë lavë, shkumë që përmban flluska të gazit të nxehtë dhe mbetje shkëmbore, që arrijnë distancë prej tre kilometra nga mali.
Ndryshe nga muajt e mëparshëm, kur Sinabung disa herë kishte hedhur lavë, banorët e fshatrave përreth nuk janë evakuuar, por me qetësi shikojnë këtë fenomen natyror
Sinbung, pas gati 400 vjet të pasivitetit, për herë të parë u aktivizua në verën e vitit 2010. Që atëherë ka shpërthyer në mënyrë të përsëritur duke shkaktuar vdekjen e qindra njerëzve, ndërsa-mijëra banorë janë detyruar të zhvendosen në rajone e tjera. Shkencëtarët besojnë se ky vullkan është "zgjuar" nga një seri tërmetesh që tronditën Sumatran.
Indonezia gjeografikisht ndodhet në të ashtuquajturën zonë e zjarrtë e Pacifikut, ku të paktën ndodhen 120 vullkane aktive në botë.