Zehra Ulucak
04 Maj 2018•Përditësim: 05 Maj 2018
HONOLULU (AA) - Mijëra persona janë evakuuar pas aktivizimit të Vullkanit Kilauea në Hawaii të SHBA-ve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në aktivizimin e vullkanit supozohet të kenë ndikuar tërmetet e shumta në mes dy dhe pesë ballë në rajonin Puna gjatë ditëve të kaluara.
Mijëra persona janë evakuuar nga rajoni për shkak të lavës që ka nxjerrë vullkani.
Njerëzit që ngelen të detyruar të braktisin shtëpitë strehohen në dy strehimore.
Në pamjet e xhiruara me dron shihet teksa nga një e çarë në rrugë del lavë dhe rrjedh drejt një zone pyjore në afërsi.
Siç thuhet, lava e liruar nga të çarat ka shkuar deri në 46 metra lartësi.
Instituti Amerikan i Studimeve Gjeologjike ka ngritur në nivelin më të lartë alarmin në rajon.
Policia paralajmëroi turistët që të largohen nga rajoni me shpejtësi.