Orhan Onur Gemici
02 Mars 2018•Përditësim: 02 Mars 2018
ANKARA (AA) - Helikoteri i modelit ATAK të Forcave të Aramtosura të Turqisë (TSK) është lëshuar në aksion në orët e mëngjesit duke neutralizuar 9 terroristë në veri të qytetit sirian Afrin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, helikopteri i modelit ATAK, është fluturake e prodhimit vendor dhe u ofron mbështetje të madhe forcave tokësore në operacionin "Dega e Ullirit", të filluar më 20 janar të këti viti me qëllim të neutralizimit të elementeve terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH në veriperëndim të Sirisë.
Që nga fillimi i operacionit janë neutralizuar gjithsej 2.295 terroristë.
Forcat besnike të presidentit sirian Bashar al-Assad në korrik të vitit 2012 pa përleshje ia lanë terroristëve të PYD/PKK-së Afrinin, duke u bërë kjo një nga qendrat kryesore të kësaj organizate terroriste.
PYD/PKK është dega siriane e organizatës terroriste PKK, e cila është në listën e grupeve terroriste në Turqi, SHBA dhe Bashkimin Evropian. PKK-ja që nga mesi i viteve të 80-ta ka filluar fushatën e saj terroriste kundër Turqisë.