Ekip
02 Mars 2018•Përditësim: 02 Mars 2018
KABUL (AA) - Një mjet i improvizuar shpërthyes është aktivizuar pranë autokolonës së forcave të NATO-s në kryeqytetin afgan Kabul me ç'rast të paktën 4 persona janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Afganistanit, Najib Danish konfirmoi për AA se sulmi ka ndodhur në vendbanimin Binaey, rreth 10 kilometra nga baza e NATO-s në Kabul.
Siç tha ai, objektivi i sulmit supozohet të ketë qenë autokolona e NATO-s.
Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin deri më tani. Sulme të ngjashme kanë ndodhur edhe më herët, ndërsa përgjegjësinë për to e kanë marrë talebanët dhe grupet e armatosura që mbështesin DEASH-in.