Davit Kachkachishvili
27 Qershor 2016•Përditësim: 27 Qershor 2016
TBILISI (AA) - Mësohet se i është dhënë fund zbatimit të shërbimit ushtarak të detyrueshëm në Gjeorgji, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministrja e Mbrojtjes së Gjeorgjisë, Tinatin Khidahseli e cila ka nënshkruar udhëzimin në lidhje me heqjen e shërbimit ushtarak të detyrueshëm, tha se shërbimi në forcat e armatosura është një punë prestigjioze dhe se askush nuk duhet të thirret në ushtri me forcë.
Khidasheli në deklaratën për gazetarët, i vlerësoj aktivitetet e forcave të armatosura gjatë një viti dhe heqjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. "Shërbimi në forcat e armatosure është një punë prestigjioze. Tashmë ka edhe një kërkesë të madhe. Prandaj nuk ka nevojë që askush të detyrohet për të qenë ushtar", tha ministrja.