Halit Süleyman
27 Qershor 2016•Përditësim: 27 Qershor 2016
DAMASK (AA) - Grupet opozitare të Ushtrisë Islame kanë pretenduar se kanë rrëzuar një avion luftarak të tipit MIG 29 në veri të Damaskut, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim të publikuar nga Ushtria Islame, thuhet se avioni luftarak i tipit MIG 29 është rrëzuar në afërsi të bazës ajrore ushtarake, Sin në rajonin Kalamun. Në deklaratën në të cilën thuhet se pilotët kanë humbur jetën, nuk janë dhënë detaje të mëtejshme në lidhje me këtë ngjarje.
Nga ana tjetër ende nuk ka një reagim nga radhët e regjimit të Asadit për avionin e rrëzuar.
Grupet opozitare të emërtuara si Ushtria Islame, ditën e djeshme njoftuan se kanë rrëzuar një helikopter të forcave të regjimit në rajonin Guta Lindore të Damaskut.