Abdullah Aşıran
09 Prill 2020•Përditësim: 09 Prill 2020
Me 148 vdekje të reja në 24 orët e fundit është rritur në 2.396 numri i vdekjeve në Holandë si pasojë e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Instituti shtetëror i shëndetësisë dhe mjedisit të Ministrisë holandeze të Shëndetësisë në përditësimin e tij lidhur me pandeminë COVID-19 njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 148 vdekje dhe 1.213 raste të reja të koronavirusit.
Sipas kësaj me 1.213 raste të reja në 24 orët e fundit është rritur në 21.762 numri i rasteve ndërsa me 148 vdekje të reja në 2.396 numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit.
Gjithashtu bëhet e ditur se në 24 orët e fundit në vend janë shtruar në spital për trajtim 237 persona duke e rrritur në 7.972 numrin e personave në spital.