Emel Öz
24 Qershor 2021•Përditësim: 25 Qershor 2021
Një person e ka humbur jetën në shembjen e një pjese të një ndërtese 12-katëshe në Miami të SHBA-së, transmeton Anadolu Agency (AA).
Departamenti i policisë Miami-Dade deklaroi se ndërtesa 12-katëshe u shemb të mërkurën në mbrëmje.
Ata konfirmuan se një person humbi jetën. Zjarrfikësit janë në terren dhe në rrjedhë është operacioni i kërkim-shpëtimit.
Ende nuk ka informacione për shkaqet e shembjes së një pjese të objektit që është ndërtuar në vitin 1981.