Fuat Kabakcı
14 Shtator 2019•Përditësim: 15 Shtator 2019
Në rajonin Special Administrativ të Hong Kongut ka patur përleshje mes protestuesve pro-qeveritarë dhe atyre anti-qeveritarë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç raporton gazeta "South China Morning Post", në Hong Kong ka patur përjeshje mes protestuesve pro-qeveritarë dhe atyre anti-qeveritarë ku po vazhdojnë protestat në javën e 15-të kundër projektligjit për ekstradim në Kinë.
Grupet pro-qeveritare kanë zhvilluar protestë në afërsi të Amoy Plaza që ndodhet në lagjen Kowloon Bay. Me flamuj të Kinës dhe duke kënduar himnin kombëtar protestuesit pro-qeveritarë, hoqën afishet në muret Lennon i cili është bërë simbol i protestave kundër qeverisë në rajon.
Protestuesit anti-qeveritarë u mblodhën në të njëjtën zonë duke brohoritur me sllogane, ku për një kohë të shkurtër ngjarjet u shndërruan në grindje verbale dhe përleshje me grushte, ku si pasojë e plagëve një person u dërgua në spital.
Pas përleshjes së protestuesve në vendin e ngjarjes kanë mbërritur të paktën 20 furgonë policie duke ndërhyrë ndaj protestuesve.
Ndërkohë bëhet e ditur se forcat e sigurisë me arsyetimin për marshim pa leje kanë ndërhyrë ndaj një grupi në Tin Shui Wai një tjetër zonë e rajonit.
Muret Lenon janë të shumtë në numër nëpër metro, stacione autobusësh, apo mbikalime në rajonin ku që prej muajit qershor zhvillohen protestat kundër projektligjit për ekstradim. Protestuesit në këto mure ngjisin afishe ku shkruajnë slogane që tregojnë reagimin ndaj projektiligjit.
Në protestat e intensifikuara javët e fundit që zhvillohen nga qershori e deri më tani bashkë me 157 personat e arrestuar fundjavën e kaluar ka tejkaluar mbi 1.300 numri i personave të arrestuar.
Liderja ekzekutive e rajonit të posaçëm administrativ të Hong Kongut, Carrie Lam në një deklaratë më 4 shtator deklaroi se "Qeveria do të tërheqë zyrtarisht projektligjin për të qetësuar shqetësimet e popullit".