Dejan Maksimoviç
23 Prill 2016•Përditësim: 24 Prill 2016
SARAJEVË (AA) - Yuen Tung Chan (27) hyri në historinë e futbollit botëror. Kjo vajzë u bë trajnerja e parë femër e cila një ekip të futbollistëve profesionist e çoi drejt titullit të kampionëve. Chan dhe klubi i saj Eastern fitoi titullin në Hong Kong, raporton Anadolu Agency (AA).
Eastern të premten si mysafir triumfoi 2:1 ndaj South China dhe kështu siguroi vendin e parë në renditje një xhiro para përfundimit të Premier Ligës së Hong Kongut. Është interesante, sepse që nga ardhja në stolin e Eastern dhjetorin e kaluar Chan në 15 ndeshje ka regjistruar 12 fitore, dy barazime dhe një humbje.