Gamze Türkoğlu Oğuz
23 Nëntor 2015•Përditësim: 23 Nëntor 2015
YANGON (AA) – Të paktën 113 persona humbën jetën gjatë rrëshqitjes së e tokës që ndodhën në rajonin Hpakant në Kachinu në veri të Mianmarit, raporton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet theksojnë se bëhet fjalë për katastrofën më të madhe që ka goditur këtë rajon gjatë viteve të fundit. Kanë humbur jetën 113 persona, ndërsa më shumë se 100 të tjerë llogariten si të zhdukur.
Edhe më tej po zgjat aksioni i kërkimit dhe shpëtimit në këtë pjesë. Hpakant është një rajon që posedon rezerva të gurëve të çmuar me cilësi të lartë, që njihen me emrin “Jade”.
Mianmari vitin e kaluar nga ky gur realizoi të ardhura prej 31 miliardë dollarë.