Ekip
06 Janar 2016•Përditësim: 07 Janar 2016
LAS VEGAS (AA) – Drejtori i përgjithshëm i Volkswagenit (VW), Herbert Diess thotë se ndihet optimist dhe shpreson se rregullatorët e Mjedisit në SHBA gjatë javëve ose muajve të ardhshëm do të lejojnë riparimet e automjeteve të motorëve me naftë të cilat kishin mashtruar gjatë testit të emisioneve, raporton Anadolu Agency (AA).
Diess tha se është duke zhvilluar diskutime konstruktive me Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit në SHBA. Ai shtoi se në Evropë, kompania e tij ka marrë tashmë lejen për të filluar zbatimin e projektit të riparimeve të softuerëve të diskutueshme.
Riparimet do të fillojë këtë muaj, kurse shumica e automjeteve do të përfshihen nga fundi i vitit.