Suhayb Abdullah Hocalar
11 Prill 2016•Përditësim: 11 Prill 2016
NEW DELHI (AA) – Policia indiane ka arrestuar pesë persona në kuadër të hetimeve për shpërthimin dhe zjarrin në tempullin hindus, ku humbën jetën së paku 110 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët policorë njoftuan se rezultatet paraprake të hetimeve tregojnë se shpërthimi dhe zjarri tragjik ka ardhur kur një fishekzjarri depërtoi në magazinën e mjeteve piroteknike e cila duhej të shërbente gjatë festivalit të fishekzjarrëve.
Të paktën pesë persona të cilët ishin përgjegjës për përgatitjen e fishekzjarrëve janë arrestuar. Tragjedia ka ndodhur në mbrëmjen mes të shtunës dhe të dielës në tempullin Puttingal Devi në qytetin bregdetar Paravur në krahinën Kerala.
Gjatë shpërthimit dhe zjarrit shtesë kanë humbur jetën së paku 110 persona, ndërsa janë lënduar së paku 300 të tjerë.