Afra Aksoy
06 Dhjetor 2015•Përditësim: 06 Dhjetor 2015
ADEN (AA) - Mësohet se organizata terroriste DAESH ka marrë përsipër atentatin ku humbën jetën 8 persona dhe Xhafer Muhammed Saad, prefekt i qytetit Aden të Jemenit raporton Anadolu Agency (AA).
Organizata në një njoftim në llogarinë e saj në median sociale duke marrë përsipër autorësinë e atentatit ka kërcënuar se "do të ndërmarrë edhe më shumë sulme".
Ndërsa në anën tjetër në një deklaratë të bërë nga presidenca është theksuar se Presidenti Abdurabbu Mansur Hadi do të kryejë një takim të jashtëzakonshëm me ministrat ku do të kenë në vëmendje sulmin në fjalë.
Këtë mëngjes në rajonin et-Tevahi nga një mjet me lëndë shpërthyese u ndërmor një sulm ndaj autokolonës së prefektit Saad i cili ishte duke vajtur në ndërtesën e prefekturës në rajonin Mualla të Adenit. Si pasojë e sulmit patën humbur jetën Saad dhe 8 persona të tjerë.