Mahmut Atanur
18 Maj 2017•Përditësim: 18 Maj 2017
XHAKARTË (AA) - Katër ushtarë kanë humbur jetën në një stërvitje ushtarake të Indonezisë në Detin e Kinës Jugore pasi një top ka pësuar defekt dhe ka shtënë vetvetiu, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas gazetës Jakarta Post, gjatë stërvitjes ushtarake në rajonin Tanjung Datuk të ishujve Riau në Detin e Kinës Jugore, një top i prodhimit kinez ka pësuar defekt dhe ka shtënë vetvetiu.
Si pasojë e aksidentit katër ushtarë kanë humbur jetën, kurse tetë të tjerë janë plagosur.