Mahmut Atanur
16 Dhjetor 2018•Përditësim: 17 Dhjetor 2018
XHKARATA (AA) - Në ishullin Sulawesi të Indonezisë është aktivizuar vullkani Soputan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive (BNPB), Sutopo Purwo Nugroho, deklaroi se si pasojë e shpërthimeve në vullkanin Soputan, hiri dhe tymi kanë arritur lartësinë 3.000 metra.
Ai tha se deri më tani nuk është i nevojshëm evakuimi i popullatës në rajon. Nugroho ka paralajmëruar që të mos ketë aktivitete në territorin prej 4 kilometra që rrethon kraterin.
Ndërkohë në anën tjetër bëhet e ditur se hiri dhe tymi i vullkanit nuk ka shkaktuar pengesë për fluturimet në rajon.
Indonezia shtrihet në "Unazën e Zjarrtë të Paqësorit" dhe është në shënjestër të tërmeteve të shpeshta dhe aktiviteteve vullkanike, ku ndodhen 130 vullkane aktive.